Cili do të jetë trajneri i ardhshëm i “Azzurëve”

në kategorine Sport

Moskualifikimi i Italisë në finalet e Botërorit, për herë të dytë në histori, pas mungesës në “Suedi 1958”, do t’i kushtojë vendin e punës trajnerit Gian Piero Ventura, i cili ka kontratë deri në vitin 2020, por me klauzolë largimi në rast dështimi. Dhe, në fakt, kështu ndodhi.

Por cilët janë emrat në garë për të zëvendësuar Venturën? Në krye të listët ndodhen Carlo Ancelotti, Roberto Mancini, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.

Ekziston edhe një hipotezë që deri në fund të verës së ardhshme, “të kaltrit” të drejtohen provizorisht nga Gigi Di Biagio.

Federata Italiane e Futbollit kërkon një emër të madh, madje do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës krahasuar me 1.5 milionë euro në vit që përfitonte Ventura.

Pasuesi i Venturës do të ketë për detyrë të bëjë revolucion në skuadër, pasi veteranët, duke nisur nga Buffon, Barzagli, De Rossi dhe Chiellini e kanë mbyllur ciklin me përfaqësuesen. /Supersport.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.