Strakosha e lë pas lëndimin

në kategorine Sport

Thomas Strakosha do të jetë gati për derbin e parë sezonal të Lazios.

Të shtunën në orën 18:00 bardhekaltërit sfidojnë Romën në një duel shumë të rëndësishëm, ndoshta në derbin e kampionatit më të fortë që prej një dekade.

Pas ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë vitin e shkuar ku ishte titullar dhe ndihmoi Lazion të arrinte finalen, Strakosha rikthehet në një duel shumë të rëndësishëm mes dy skuadrave të kryeqytetit italian.

Mediat italiane bëjnë të ditur se numri 1 është gati për të zbritur në fushë pasi dëmtimi i lehtë që e detyroi të largohej nga grumbullimi i kombëtares shqiptare tashmë ka kauar dhe ai do të vendoset në katërkëndëshin e Lazios për të mbrojtur portën në testin e radhës.

22-vjeçari shqiptar u largua nga grumbullimi i kombëtares në Antalya vetëm pak ditë më parë për shkak të një problemi muskular dhe ku lajm alarmoi Lazion por pas analizave të detajuara, mjekët i ndezën numrit 1 dritën jeshile.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.