20 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, tetë në gjendje më të rëndë

Në këtë të fundit, aktualisht janë të shtrirë 20 pacientë me COVID-19, shkruan lajmi.net.

13 nga ta janë në oksigjeno terapi, teksa tetë janë në gjendje më të rëndë.

Postimi i plotë:

18 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 6, dhe atë 4 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
255 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,697
analiza.
151 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 98 Rëntgen, 37 EHO dhe 16 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:13 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë në gjendje më të rëndë. /Lajmi.net/