141 gjoba për ngasje të shpejtë në mbarë vendin
Shkup, 8 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme ditën e djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar.
Në këtë aksion, njofton MPB-ja janë sanksionuar 141 shoferë, prej tyre tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 80 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 61 jashtë vendeve të banimit.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga atje

