​Superliga Evropiane, Juventusi merr njoftimin nga UEFA

Juventusi është njoftuar se do të lejohet të marr pjesë në edicionin 2021-22 të Ligës së Kampionëve pasi veprimi disiplinor i Superligës evropiane u shtye për një kohë të pacaktuar.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, UEFA u dërgoi një letër “Bianconerëve” duke konfirmuar se ata do të marrin pjesë në turneun më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Njoftimi mban datën 14 qershor dhe erdhi pasi Komisioni Disiplinor pezulloi përkohësisht procedurat e tij për shkak të veprimeve ligjore nga Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona.

Nëse do të ishte lejuar të vazhdonte, do të ishte e mundur që Komisioni Disiplinor t’i përjashtonte këto klube nga Liga e Kampionëve për një ose edhe dy sezone.

Këto janë skuadrat e vetme të mbetura të angazhuara në projektin e Superligës, pasi nëntë ekipet tjera janë larguar dhe janë ripranuar në UEFA.