​Koronavirusi në Shqipëri: 4 viktima dhe 297 raste të reja

Nga 1375 testime, rastet pozitive janë identifikuar 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 raste Pogradec, 12 në Fier, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, etj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 61-vjeçar nga Saranda, një 70- vjeçare nga Elbasani, një 73-vjeçar nga Tropoja, një 81-vjeçar nga Durrësi.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 17.948 raste, prej tyre 10.341 janë të shëruar, 7.145 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 462 persona./A2