​KE miraton skemën e taksave për Italinë

Komisioni Evropian miratoi sot skemat e taksave për Italinë me vlerë 7,6 miliardë euro, për të mbështetur kompanitë dhe punëtorët e vetëpunësuar.

Komisioni dha miratimin e tij për katër masa që heqin disa taksa të caktuara dhe sigurojnë kredi tatimore për kompanitë dhe punëtorët e vetëpunësuar.

“Masat do të mbështesin kompanitë dhe punëtorët, që janë prekur më rëndë nga shpërthim i COVID-19”, tha eurokomisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestage.

KE vlerësoi se masat ishin të nevojshme për të korrigjuar shqetësimet serioze në ekonomi. /DPA/