​Fluks në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri 45 minuta

Në orët e pasdites radhët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë deri në rreth një orë.

Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës nga ora 18.48, është 20 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur nga 10 deri në 20 minuta.

Radhë më të gjata ka në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona 300 metra e gjatë dhe pritjet janë nga 40 deri në 45 minuta.

Ndërkaq në Vërmicë ka kolonë prej 30 metrash dhe pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta. Në këtë pikë kufitare ka kolonë nga ana e territorit të shtetit shqiptar, ku është formuar kolona prej 100 metrash dhe pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri 15 minuta.

Kolona prej 50 metrash ka edhe në Hanin e Elezit dhe Jarinje, ku pritjet në këto dy pika kufitare janë nga 3 deri 5 minuta, përkatësisht 20-25 minuta.