​Demaliaj: AAK s’do të mbështesë asnjë marrëveshje me elemente antikushtetuese

Në seancën e Kuvendit, ku Hoti është thirrur në interpelancë për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Demalijaj kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje se po ndërton kauza të rrema.

“Nga këtu po ju them se nëse një element antiligjor dhe antikushtetues nga zotëri Hoti mund të vijë në Kuvendin e Kosovës, nuk do ta ketë votën time, e as të Aleancës. Por edhe ju të kundërshtoni atë. E jo të mundoheni të ndërtoni kauza, pasi ato janë të vdekura”, tha ai.