​Bregu i Diellit pa ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të gypit

KRU Prishtina ka bërë të ditur se për shkak të një dëmtimit të gypit në afërsi të ambulancës në “Bregun e Diellit ” në Prishtinë, zona qendër e kësaj lagjeje nga ora 17.45 ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit kanë dalë në vendin e ngjarjes për sanimin e gypit, kohëzgjatja e të cilit varet nga natyra e dëmtimit, thuhet në njoftim.