​Asnjë rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri i prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës, ndërsa testet e sotme, kanë rezultuar negative. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas komunikatës komunale, gjendja aktuale me COVID-19, në Komunën e Malishevës, është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.